Vendimi vjen pas rritjes së rasteve nga mutacioni Delta i identifikuar më herët në Indi

Portugalia është hequr nga lista e gjelbër e udhëtimeve. Vendimi është marrë nga Britania e Madhe.  Sekretari i Transportit Grant Shapps përmendi rastet në rritje nga varianti Delta i idenfikuar më parë në Indi dhe më pas në Portugali, duke thënë se ministrat nuk donin të rrezikonin përpara lehtësimit të planifikuar të kufizimeve të Anglisë. Sipas këtij departamenti janë identifikuar 68 raste të këtij mutacioni.

Por autoritetet portugeze kanë bërë të ditur se një vendim i tillë nuk është logjik. Kjo e ka detyruar Mbretërinë e Bashkuar të mbyllë një destinacion për pushimet europiane. Shtatë vende si Afganistani, Bahreini, Kosta Rika, Egjipti, Sri Lanka, Sudani dhe Trinidad dhe Tobago  po shtohen në listën e kuqe. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë konfirmuar se do të miratojnë të njëjtat ndryshime.

Lista e gjelbër do të rishikohet përsëri më 28 Qershor. British Airëays dhe Aeroporti Heathroë i Londrës akuzuan qeverinë për mbylljen e këtij destinacioni. Shoqata e Operatorëve të Aeroportit tha se qeveria duhet të sigurojë një ndihmë financiare nëse bllokon një sezon tjetër pushimesh.

Shëndeti Publik në Britaninë e Madhe ka konfirmuar praninë e mutacionit. Mutacioni i variantit Delta ishte i pranishëm në shumë vende. Ekspertët kanë bërë të ditur se ai mund të jetë më i transmetueshëm.

Klan News