Imazhet sollën dorëheqjen e Matt Hancock

Qeveria britanike do të hetojë se si pamjet e ish-ministrit të shëndetësisë Matt Hancock duke u  puthur me  ndihmësen e tij dolën në media në atë që konsiderohet si  skandali i fundit që goditi qeverinë e kryeministrit Boris Johnson.

Hetimi përfshinë mënyrën si këto imazhe kanë përfunduar në duart e gazetarëve. Pasi refuzoi së pari thirrjet për dorëheqjen e ministrit, Boris Johnson u dorëzua dhe e shkarkoi atë.

Largimi krijon presion mbi qeverinë e Johnson, e cila ka regjistruar një nga numrat më të lartë të viktimave nga pandemia e COVID-19 dhe u kritikua për  menaxhimin që iu bë situatës. Partia kryesore opozitare në vend ka ngritur akuza te shumta rreth skandalit të ministrit.

Menjëherë pasi Hancock u largua kryeministri Boris Johnson ka  ministrin e ri te shëndetësisë Sajid Javid. Ky i fundit  lavdëroi paraardhësin e tij për punën “tepër të vështirë” gjatë pandemisë së koronavirusit teksa shtoi se e merr rolin e ri me shumë  përgjegjësi.

Klan News