Mjeku Adrian Fandi: Përveç maskës, gjithçka funksion normalisht

Britania i është rikthyer normalitetit falë vaksinimit të 80% të popullsisë. Mjeku shqiptar, Adrian Fandi  thotë se ndonëse numri i infektive është 30-40 mijë në ditë, shtrimet në spital janë shumë të ulëta.

“Prej kohësh Britania regjistron 30-40 mijë të infektuar në ditë. Të shtruar në spital kemi 2-3 persona në ditë, ndërsa më parë kishim mbi 20 të shtruar në spitalin ku unë shërbej. Tashmë gjithçka vijon të funksionojë në normalitet të plotë. Kryeministri Boris Johnson e ka thënë që do bashkëjetojmë me virusin dhe po bashkëjetojmë”.

Të vetmet masa kufizuese janë përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura, si dhe testi e vaksinat për ata që hyjnë në Britani.

“Vetëm maska po mbahet në ambiente të mbyllura, si dhe kërkesat për ata që hyjnë në kufi”.

Për sa i përket variantit të ri Omicron, mjeku Adrian Fandi thotë se Britania ka rritur vigjilencën por deri tani nuk përbën shqetësim.

“Janë 15 raste me Omicron, duhet të presim të bëhen dy javë për të parë klinikën e këtij varianti. Ndërkohë që Britania ka rritur vigjilencën”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e kategorizoi Omicron-in, në shkallën më të lartë të rrezikut. Sipas një deklarate për shtyp të publikuar online, varianti më i ri i koronavirusit mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore dhe të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Tv Klan