Britain's Prime Minister David Cameron is seen addressing the House of Commons in this still image taken from video in LondonEmërimi i Jan- Claud Juncker në postin e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Europian e ka larguar edhe më shumë Britaninë nga Unioni. I zhgënjyer dhe i izoluar, kryeministri David Cameron paralajmëron mbajtjen e referendumit për daljen apo jo të Britanisë nga Bashkimi në një periudhë të shkurtër.

David Cameron (Kryeministër i Britanisë së Madhe): “Kjo është një ditë e keqe për Europën. Besoj se duke punuar së bashku mund të kishim gjetur një kandidat alternative që do të mbështetej nga të gjitha vendet anëtare. Dhe besoj se ky është një gabim shumë i madh që liderët e tjerë vendosën ta abandonojnë këtë pari. Brenda fundit të 2017 nuk do të jetë Brukseli që do të vendosë të ardhmen e Britanisë në Union, por do të jetë një zgjedhje e britanikëve dhe vetëm e tyre.”

Edhe shtypi ishullor– përveç, sigurisht opozitës laburiste,  e ka konsideruar një disfatë të rëndë emërimin e Junker, duke e kryqëzuar kryeministrin që kishte vetëm mbështetjen e homologut të tij hungarez Viktor Orban në këtë ndërmarrje. Por kancelarja Merkel, mbështetësja kryesore e Presidentit Junker, gjithsesi deklaroi në Bruksel se shqetësimet e Britanisë do të adresohen ashtu siç duhet.

Angela Merkel (Kancelare e Gjermanisë): “Mendoj se vendimi në favor të Zhan-Klod Junker do të thotë se do të kemi një President me experience të madhe europiane dhe se do të respektojë si dëshirat individuale të vendeve anëtare dhe parlamenteve të tyre, ashtu siç edhe ka deklaruar disa here kohët e fundit.”

 Cameron e ka cilësuar Junkerin si një “federalist të modes së vjetër”, të cilit i mungon dëshira dhe aftësitë për të reformuar Bashkimin Europian, por shumë shpejt do të ketë mundësi të provojë nëse ai ka të drejtë, apo 26 liderët që e votuan në samitin e fundit.

TV KLAN