Këshilltari shkencor i qeverisë në Britaninë e Madhe, Patrick Vallance, ka dhënë këtë të hënë alarmin, duke thënë se në mes të Tetorit mund të jenë dhe 50 mijë raste në ditë.

Sipas tij nëse nuk merren masa, vendi mund të përballet me raste të shtuara të pacientëve me COVID-19.

Vallance u shpreh se shifrat e tij nuk ishin një parashikim, por kanë dalë nga një projeksion shkencor që është bërë. “Për momentin ne mendojmë që shifrat po dyfishohen afërsisht çdo shtatë ditë”, shtoi ai.

Por nëse kjo vazhdon pa pushim, duke u dyfishuar çdo shtatë ditë, do të përfundonim me 50 mijë raste në ditë në muajit Tetor”, tha më tej këshilltari i qeverisë.

Sipas tij duhen marrë masa shumë shpejt, pasi përballja me sëmundjen kërkon veprime të shpejta dhe të mjaftueshme që shifrat të mbahen në nivele të mjaftueshme./tvklan.al