Britania e Madhe ka ndërhyrë në mesin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Sekretari i Jashtëm britanik paralajmëroi Iranin që të mos nënvlerësojë vendosmërinë e SHBA-së.

Sekretari Jeremy Hunt u tha gazetarëve në Gjenevë se “

SHBA nuk po kërkon konflikt dhe as luftë me Iranin

,

por nëse interesat amerikane sulmohen, ata do të hakmerren. Dhe kjo është diçka që iranianët duhet të mendojnë më shume kujdes”.

Gjatë ditës së sotme reagoi edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se SHBA do të shkatërrojë Iranin nëse mes dy vendeve nis lufta.

Marrëdhëniet SHBA-Iran u tensionuan një vit më parë, kur Presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit zyrtar. Tensionet u rritën më shumë gjatë këtij muaji, kur Uashingtoni vendosi të tjera sanksione ekonomike. Për shkak të kërcënimeve në rritje, SHBA dërgoi aeroplan mbajtëse dhe avionë bombardues në Gjirin Persik.

/tvklan.al