Britania po konsideron lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit për njerëzit e vaksinuar me dy doza, një vendim ky që të do të lehtësonte barrën për linjat ajrore.

Shumë kompani ajrore po rrisin presionin ndaj qeverisë pas shtyrjes me katër javë të tjera kufzimet e Covid-19. Sipas tyre ato do të pësojnë dëme akoma edhe më të mëdha ekonomike.

Linja ajrore më e madhe e Evropës, Ryanair, ka vendosur se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Britanisë lidhur me politikën e saj të udhëtimit. Raportet në Daily Telegraph thanë se Britania po kërkonte të ndiqte veprimin e Bashkimit Evropian për të lejuar turistë të vaksinuar plotësisht të shmangin testet e COVID-19 dhe karantinën nga Korriku.

Ryanair, së bashku me British Airways dhe EasyJet kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë për të lejuar udhëtarët e vaksinuar të shmangin karantinën, si dhe për një lehtësim të kufizimeve në disa vende me rrezik më të ulët.

Shefi ekzekutiv i Ryanair e ka quajtur politikën e udhëtimit një problem dhe i tillë është zhgënjimi i linjës ajrore saqë tani dëshiron të padisë qeverinë për klasifikimin e destinacioneve të udhëtimit si jeshile ose të kuqe.

Britania lejoi udhëtimet ndërkombëtare të rinisnin muajin e kaluar, por pothuajse të gjithë destinacionet kryesore si Spanja, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara u lanë jashtë listës së saj të sigurt. Lista e gjelbër pritet të përditësohet më 24 Qershor.

Klan News