Por me një kufizim operimi. I ndalohet në zona të caktuara

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të lejojë gjigandin teknologjik Huawei të operojë në rrjetin e saj 5G, por me disa kufizime pavarësisht presionit nga SHBA-ja. Në këtë mënyrë, kompania Huawei do ta ketë të ndaluar që të sjelli pajisje që ndikojnë në rrjet dhe nuk do të futet në  zonat afër bazave ushtarake dhe vendeve bërthamore.

Rrjeti 5G është gjenerata e fundit që mundëson komunikimin dhe që ofron shpejtësi në shkarkimin e videove fotove etj., shumë herë më të shpejtë sesa ekziston aktualisht. Qeveria britanike është përballur me presion nga Shtetet e Bashkuara dhe nga disa deputetë konservatorë, për të bllokuar gjigantin e teknologjisë kineze për shkak të sigurisë kombëtare.

Pekini e kishte paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se nëse produktet e kësaj kompanie nuk do të futeshin brenda Britanisë do të kishte pasoja në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe rënie të investimeve. Ndërkaq Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka akuzuar gjigandin teknologjik Huawei për mashtrim.

Ndaj tij, janë ngritur 13 akuza si ato për mashtrim bankar, pengim të drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile. Shumë ekspertë janë shprehur se Huawei mund të cënojë konkurrentët dhe se pajisjet teknologjike mund të shndërrohen në instrumente spiunazhi ose në një luftë kibernetike. Sakaq, që prej vitit të kaluar SHBA-ja ka ndaluar blerjen e pajisjeve teknologjike nga Huawei.

Klan Plus