4 vjet më parë, Shamima Begum braktisi Britaninë e Madhe për të lindur fëmijë për xhihadistët në tokën e idealeve të saj, Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Por tani që kalifati u zhduk, ajo e ka të pamundur të rikthehet në vendin e saj të lindjes. Autoritetet britanike kanë refuzuar kërkesën e saj për t’u rikthyer. Qeveria në Londër po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së shtetësisë së saj.

Në një intervistë për BBC, Begum, sot 19-vjeç, thotë se i vjen keq për viktimat e shkaktuara nga terroristët e Shtetit Islamik. E ka kuptuar tashmë se udhëtimi që ndërmori fshehurazi kur ishte 15 vjeç ishte i gabuar. Me vajzën e saj të mitur, ajo jeton tani në një kamp refugjatësh sirianë.

Sekretari britanik i Brendshëm, Sajid Xhavid tha se mbi 100 britanikë kanë humbur shtetësinë e tyre pas bashkëpunimit me grupet terroriste. Mospranimi i vendeve europiane për t’i riatdhesuar ata detyroi presidentin amerikan Donald Tramp të paralajmërojë se do të lirojë 800 terroristë europianë të kapur në ish-territoret e Shtetit Islamik.

Tv Klan