Johnson: Opsion nëse parlamenti pengon Brexit

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse parlamenti miraton projektligjin e opozitës që pengon qeverinë të përfundojë Brexitin pa marrëveshje me Bashkimin Europian.

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk përjashtoi zgjedhjet e reja si mundësi, nëse në parlament miratohet ligji që pengon qeverinë të përfundojë Brexitin pa marrëveshje me Bashkimin Europian.

Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe: T’i lemë negociatorët tanë të vazhdojnë punën e tyre pa u vënë shpatën e Demokleut në fyt dhe pa shkuar në zgjedhje.

Johnson doli në një konferencë të posaçme për shtyp, pasi 20 deputetë konservatorë nga partia e tij njoftuan se do të bashkonin votat me opozitën në miratimin e një ligji, që detyron kryeministrin t’i kërkojë Bruskelit një tjetër shtyrje të afatit përtej 31 tetorit. Ai u bëri thirrje konservatorëve rebelë të mos pengojnë axhendën e tij, për rigjallërimin e Britanisë jashtë Bashkimit Europian.

Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe: Dua që të gjithë ta dinë se në asnjë rrethanë nuk do i kërkoj Brukselit një tjetër shtyrje afati.

Projektligji i propozuar nga laburistët dhe i mbështetur nga 20 deputetë konservatorë rebelë do të paraqitet për diskutim këtë të martë në nisje të sesionit të ri parlamentar. Megjithatë opozita nuk është kundër zgjedhjeve të reja dhe një referendumi të dytë për Brexitin.

Tv Klan