Vrasja e deputetit, sekretarja Patel: Askush nuk na frikëson

Qeveria britanike ka vendosur te shtojë masat e sigurisë për të gjithë ligjvënësit pas sulmit ku humbi jetën deputeti britanik David Amess. Kjo është bërë me dije nga sekretarja e Ministrisë së Brendshme, Pretty Patel. Dukë u shprehur se të gjithë deputetët do të kenë shoqërues në punët e tyre të përditshme.

 “Të gjitha masat janë duke u marrë për sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, në një demokraci. Askush nuk do të na frikësojë”, tha ajo. Hetimet e para nga policia britanike kanë bërë më dije se në vrasja e deputetit Sir David Amess si një incident terrorist nga policia.

BBC raporton sipas burimeve policore se ekziston një lidhje të mundshme e sulmit ndaj deputetit me ekstremizmin islamik. Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes si autor i dyshuar për krimin. 

Agjencitë e zbatimit të ligjit besojnë se i riu ka vepruar vetëm, por hetimet vazhdojnë për rrethanat e incidentit.

Klan News