Britania në zgjedhje të parakohshme më 12 Dhjetor

Posta

Britania në zgjedhje të parakohshme më 12 Dhjetor

08:20 30/10/2019

Sondazhet u japin një fitore bindëse konservatorëve

Britania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik i hapi dritën e gjelbër propozimit të Kryeministrit Johnson për zhvillimin e tyre më 12 Dhjetor.

Për të parën herë në gati një shekull, britanikët do të votojnë në periudhën e Krishtlindjes. 438 anëtarë të Dhomës së Ulët mbështetën mocionin, ku si rrallë herë gjatë kësaj legjislature, opozitarët laburistë bënë bashkë votat me konservatorët. Mocioni u refuzua vetëm nga 20 deputetë. Për Johnson, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje për ngërçin e Brexit.

Është e vetmja mënyrë për t’a përfunduar Brexit-in, duke i dhënë fund zvarritjes së pafund në parlament”, tha Kryeministri Johnson.

Ligji për zgjedhjet e parakohshme diskutohet këtë të mërkurë edhe në Dhomën e Lordëve, ku po ashtu nuk pritet të përballet me kundërshtime. Partitë kanë nisur menjëherë përgatitjet për fushatën zgjedhore. Sondazhet parashikojë fitore bindëse të konservatorëve, të cilët pritet të marrin 354 deputetë, 29 mbi shumicën e thjeshtë parlamentare.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi