Mbretëria e Bashkuar heq të gjitha kufizimet nga COVID-19, pavarësisht variantit Delta

Rritja e infektimeve nga varianti Delta nuk e ka ndalur Britaninë e Madhe të heqë pothuajse të gjitha kufizimet nga koronavirusi. Rastet e reja po u afrohen niveleve rekorde por sërish britanikët po festojnë ditën e lirise. Vendi tani do të jetë i lehtësuar totalisht ku nuk do ketë kufizime se sa persona mund të taken dhe të jenë pjesë e organizimeve, përfshirë klubet e natës. Maska rekomandohet të vendoset në disa hapësira, mirëpo nuk do të kërkohet me detyrim. Në një material të publikuar në “Tqitter”, Johnson thotë  se tani është “momenti i duhur” për të jetësuar fazën finale të heqjes së masave.

Nëse nuk bëjmë diçka të tillë tani, ne duhet ta pyesim veten se kur do ta bëjmë?” u ka thënë Johnson qytetarëve.“Mirëpo duhet ta bëjmë këtë gjë me kujdes. Duhet ta kujtojmë se virusi është ende me ne. Numri i të infektuarve po rritet, po e shohim variantin jashtëzakonisht ngjitës Delta”, shprehet Kryeministri britanik.

Masat qe ishin në fuqi për 17 muaj u hoqën disa orë pasi Johnson dhe shefi i thesarit Rishi Sunak, bënë të ditur se do t’i nënshtrohen masës 10-ditore të karantinës. Të dy zyrtarët kanë qenë në kontakt me Sekretarin britanik për Shëndetësinë, Sajid Javid më 16 Korrik, i cili është infektuar me koronavirus, pavarësisht pse ka marrë dy doza të vaksinës kundër këtij virusi.

Mbretëria e Bashkuar regjistron mbi 50,000 raste të infektimit në ditë. Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve Johnson vlerëson se është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68% të dyja dozat. Në gjithë globin, varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është duke shkaktuar rritje të infektimit dhe është duke rrezikuar rikthimin e masave kufizuese në disa vende.

Klan News