Rusia po arrin tani “sukses taktik” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por me një “kosto të konsiderueshme burimesh”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Pikëpyetjet mbeten rreth vendimit të Moskës për të përqendruar kaq shumë “forcë dhe artileri” në një pjesë të vetme të fushatës ushtarake.

Duke parë 100 ditët që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë thotë se plani fillestar i Vladimir Putin, për të kapur kryeqytetin Kiev dhe për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës, ka dështuar.

Megjithatë, 90% e Luhanskut, pjesë e rajonit të Donbasit, tani kontrollohet nga Rusia. Dhe ka të ngjarë që Putini të ketë kontroll të plotë të zonës në dy javët e ardhshme./tvklan.al