Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore. Rezultati ishte më i ngushtë nga sa pritej. Truss mori 57% të votave të vlefshme.

Sipas asaj që shkruan BBC, sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.

Truss mësohet se po shqyrton një ngrirje të faturave të energjisë. Ekipi i saj po shikon “shumë masa”, thotë një burim për BBC, të cilat pritet të bëhen publike të enjten.

Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë.

Kryeministrja e re e Britanisë vlerëson paraardhësin e saj Boris Johnson: Jeni i admiruar nga Kievi në Carlisle

Në fjalimin e saj të fitores, Liz Truss tha se ishte nder që ishte zgjedhur në krye të konservatorëve. Ajo vlerësoi kundërshtarin e saj në këtë betejë, Rishi Sunak.

Po ashtu, Truss vlerësoi qëndrimin e ish-kryeministrit Boris Johnson përballë Vladimir Putin, që ia doli të çonte deri në fund Brexit-in dhe që ia doli të mundësonte vaksinën kundër Covid.

“Jeni i admiruar nga Kievi në Carlisle”, tha ajo, fjali e cila u prit me një duartrokitje të vonuar dhe disi të heshtur nga publiku.

Më tej, Truss u zotua të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se Partia Konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme.

Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Për sa i përket çështjes mbizotëruese të rritjes së faturave të energjisë, ajo tha se do ia dalë, duke u marrë jo vetëm me faturat, por edhe me çështjen afatgjatë të furnizimit.

Siç shkruan BBC, në fjalimin e saj të fitores Truss la të nënkuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ajo do të jetë kryeministrja e tretë radhazi që vjen në këtë detyrë pa zgjedhje.

Kush është Liz Truss, kryeministrja e sapozgjedhur e Britanisë?

Liz Truss sapo u shpall kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën kundër Rishi Sunak. Por nga vjen ajo dhe çfarë e bëri të zgjidhej në krye të vendit?

Dikur një mbështetëse e anëtarëisë së Britanisë në BE, Truss nisi të mbështeste Brexit përshkak se vendimi për t’u larguar nuk shkaktoi asnjë “çorientim”.

Një ish-aktiviste e Demokracisë Liberale që në vitet 1980 marshoi kundër Margaret Thatcher, por duket se tashmë vijon të mbajë ndezur flakën e politikanes historike.

Ndonëse një emër jo aq i njohur sa paraardhësi i saj në Downing Street, Truss nuk ishte as zgjedhja e parë e Konservatorëve për të zëvendësuar Boris Johnson. Por premtimi i saj për t’iu kthyer vlerave thelbësore të Konservatorëve si shkurtimi i taksave dhe tkurrja e shtetit, provoi të ishte pikërisht çfarë anëtarët e partisë, të cilët kanë fjalën e fundit, donin të dëgjonin.

Si sekretare e Jashtme, ajo mbeti besnike e Johnson deri në fund ndërsa të gjithë ministrat e braktisën, duke fituar pëlqimin e besnikëve të ish-kryeministrit.

Mbështetësit e zjarrtë Konservatorë të Liz Truss shohin tek ajo palëkundshmërinë, vendosmërinë që shihnin tek Margaret Thatcher, një imazh të cilin kryeministrja e re është përpjekur ta ndërtojë.

Pavarësisht lëizjeve të posteve të saj politike dhe aleancave përgjatë viteve, këto mbiemra janë më të përdorurit për përshkrimin e saj nga miqtë e familjarët, shoqëruar dhe nga “ambicioze”.

Truss është 47 vjeçe, ka lindur në Oksford në një familje ku babai ishte mësues matematike ndërsa nëna  infermiere. Ajo është shkolluar në universitetin e Oksfordit në Roundhay School. Truss është e martuar me financierin Hugh O’Leary me të cilin ka dy vajza./tvklan.al