Britanikët e vaksinuar janë më të mbrojtur nga varianti indian i koronavirusit




Britanikët e vaksinuar janë më të mbrojtur nga varianti indian i koronavirusit

13:58 16/05/2021

Vaksinimet kanë dhënë shenja pozitive ndaj imunitetit që kanë fituar qytetarët britanikë ndaj variantit Indian të virusit që është përhapur në Britaninë e Madhe. Zyrtarët e lartë  janë  shprehur optimistë në luftimin e variantit Indian të virusit sipas të dhënave të grumbulluara.

Ata  thanë se kishte pasur vetëm një rritje të rasteve me këtë variant në popullatën e pavaksinuar. Për këtë arsye Sekretari i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen sa më parë, “mesazhi kryesor për të gjithë është të vaksinohen”- u shpreh ai.

Por ministrat dhe ekspertët do të duhet të presin me javë të tëra para se të arrijnë në një përfundim të sigurt. Ministri i Shëndetësisë Edward Argar tha: “Të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se nuk ka rritje të ashpërsisë së sëmundjes”.

Të dhënat nga Shëndeti Publik Angli tregojnë se varianti indian i virusit u rrit nga 520 raste në 1,313 në vetëm një javë. Ekspertët e Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat thanë se  ky variant mund të jetë 50% më i transmetueshme se varianti Kent me 10,000 shtrime  në spital në ditë.

Kryeministri Boris Johnson më parë  është shprehur se “do të bëjë gjithçka që duhet” për ta mbajtur kombin të sigurt.

Klan News





Të ngjashme