Moon dhe Kennedy ndajnë medaljen e artë

Britaniku Josh Kerr realizoi një nga befasitë më të mëdha të kampionatit botëror të atletikës, duke mundur kampionin olimpik dhe favoritin Jakob Ingebrigtsen në garën finale të 1500 metrave.

Fituesi i medaljes së bronxtë olimpike në Tokio e shtoi ritmin në 200 metrat e fundit, duke arritur që ta fitojnë duelin me norvegjezin.

Marileidi Paulino nga Republika Domenikane fitoi medaljen e artë në 400 metra për femra, duke arritur tirumfin e saj pas medaljeve të argjenda në botërorin e vitit të shkuar si edhe në olimpiadë.

Norvegjezi Karsten Varholm u rikthye në krye të podiumit, duke fituar garën e 400 metrave me pengesa.

Rekordmeni botëror dhe kampioni olimpik realizoi kohën 46.89, duke lënë pas amerikanin Rai Benjamin.

Amerikania Keti Moon dhe australiania Nina Kennedy vendosën që të ndajnë medaljen e artë në një finale dramatike të kërcimit me shkop për femra.

Sportistet arritën lartësinë 4.90 në një garë që zgjati dy orë e 10 minuta, por të dyja dështuan në të tre përpjekjet me 4.95m.

Klan News