Së fundmi partneri i Britney Spears, Sam Asghari ka festuar 27-vjetorin  e tij dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi i këngëtares.

Ata kanë realizuar dy video ku shihen nga ambienti i tualetit të veshur me rrobdeshamber teksa performojnë me këngën “Toxic” .

Në videon e parë shihet ylli i popit 39-vjeç duke kërcyer pas derës së dushit dhe në ato momente vendos fytyrën në xham.

Në foton e dytë shihet Sam, i cili performon pas derës së dushin dhe në fund vendos dhe ai fytyrën në xham. Këto video kanë argëtuar ndjekësit e tyre dhe kanë marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Në mbishkrimin e këtyre videove, Britney shkruan: Gëzuar ditëlindjen njeriu që më bën gjithmonë të qesh. Kush e bëri më mirë?

Marrëdhënia e Sam me Britney është rikthyer sërish në vëmendje javët e fundit pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears” që flet për betejën e vazhdueshme të këngëtares me babain e saj i cili kishte marrë nën kontroll të gjithë pasurinë e saj.

Sam ka dalë në mbrojtje të të dashurës dhe është shprehur: Tani është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë marrëdhënien tonë dhe vazhdimisht krijon pengesa në rrugën tonë. /tvklan.al