Fansat e këngëtares kanë kërkuar që jeta e saj duhet rrëfyer tek prezantuesja e famshme

Dokumentari i Britney Spears ka shkaktuar një sërë reagimesh, në të cilën trajtohet e gjithë historia e një këngëtareje e cila më pas merret në kontroll nga babai i saj.

Sipas “Harper Bazar” fansat kanë kërkuar që Oprah Winfrey të intervistojë këngëtaren për të treguar të vërtetat e jetës së saj.

Ideja e fansave për këtë intervistë ka ardhur pas bujës që bëri intervista e Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle, në të cilën ata shpalosën shumë detaje nga jeta e tyre, të cilat tronditën Pallatin Mbretëror.

Mediat rozë shkruajnë se Britney kanë deklaruar se ndonëse ylli i pop-it nuk ka në plan për momentin të realizojë ndonjë intervistë, zgjedhja e parë për të do të ishte Oprah nëse do të vendoste të bënte një gjë të tillë.

Publikimi i dokumentarit ka frymëzuar shumë njerëz në të gjithë botën. Framing Briteny u shfaq në rrjetin amerikan FX dhe faqen e transmetimit Hulu muajin e kaluar. Aty përfshihen disa intervista me disa nga miqtë e ngushtë të këngëtares të cilët akuzojnë babain e saj për shkelje të të drejtave.

Jamie Spears ka menaxhuar pasuritë dhe jetën personale të Britney-t duke i kufizuar asaj mundësinë për të takuar njerëz. Por në shkurt këngëtarja fitoi mbi për të drejtat autoriale dhe menaxheriale.

Klan News