Britney Spears i drejtohet gjykatës




Britney Spears i drejtohet gjykatës

23:40 23/06/2021

Kërkon t’i heqë përfundimisht të drejtën babait të saj për kujdestarinë

Ylli amerikan i pop-it Britney Spears i është drejtuar gjykatës në Los Anxheles për marrjen përsipër të biznesit të saj dhe çështjeve personale. Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë në një marrëveshje të njohur si “kujdestari” që nga viti 2008 kur ajo u përball me një krizë të shëndetit mendor.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata iu dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pronën e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares. Por Britney më vonë u përpoq të largonte babanë e saj nga roli i kujdestarit. Më herët një lëvizje e famshme e  fansave të saj , e njohur si #FreeBritney, bënin thirrje që këngëtarja të rifitonte autonominë mbi punët e saj. Polemikat e zgjatura ligjore morën një tjetër rrjedhë në 2021 pas lançimit të “Framing Britney Spears”, një dokumentar që përqendrohej në konfliktin e mbrojtjes së këngëtares.

Këngëtarja gjithashtu  ka kërkuar  përmes avokatëve se nuk dëshiron që babai i saj të përfshihet në menaxhimin e karrierës së saj.

Klan News





Të ngjashme