Ylli i muzikës pop që prej vitit 2008 ishte nën kujdestarinë e të atit, çdo për jetën e saj vendoste ai

Një gjykatës i Los Anxhelesit ka thënë se ish ylli i pop-it, Britney Spears mund të zgjedhë avokatin e saj në luftën për t’i dhënë fund kujdestarisë  së saj të diskutueshme. Vendimi u shpall të mërkurën derisa Spears iu drejtua gjykatës për herë të dytë në më pak se një muaj.

Spears kërkoi edhe një herë që babai i saj, Jamie Spears, të hiqet nga marrëveshja ligjore që ka kontrolluar punët e saj për vite me radhë.

Këngëtarja e përsëriti apelin në një deklaratë emocionuese në të cilën ajo bëri thirrje që babai i saj të akuzohej për “abuzim me konservatorin”. 39-vjeçarja Spears  ka qenë nën kujdestari që nga viti 2008, kur shqetësimet për shëndetin mendor e shtynë babanë e saj të kërkonte në gjykatë autorizim ligjor mbi jetën e vajzës së tij.

Abuzimet konservatore mund të përfshijë shfrytëzimin financiar ose vendosjen e kufizimeve të tepërta personale ndaj dikujt që kujdeset për ju.

Klan News