Britney Spears hedh hapat për të hequr të drejtën e kujdestarisë së babait të saj mbi të dhe financat. Ditën e hënë, avokati i saj ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për t’ia kaluar këtë të drejtë Jason Rubin, një financier i certifikuar publik që të menaxhojë pronën e saj me vlerë 58 milionë dollarë.

Ja çfarë thuhet në kërkesën e paraqitur në gjykatë”

“Znj. Spears parashtron me respekt se gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferencë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana.

Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e gjykatës në 14 Korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”.

Më 14 Korrik 2021, gjykata i dha të drejtën Britney që të zgjidhte vetë avokatin e saj. Në po të njëjtën seancë, këngëtarja akuzoi babanë e saj, Jamie Spears për abuzim./tvklan.al