Britney Spears ka kritikuar mediat që kanë publikuar dokumentarin e saj duke i cilësuar si “hipokrite”. Në një postim të gjatë në Instagram, sipas saj mediat prestigjoze si New York Times dhe BBC , janë fokusuar vetëm në pjesën e erret të jetës së Spears.

Të dy produksionet detajojnë çështjet e shëndetit mendor të ish yllit të pop-it që përfundimisht çuan në atë që babai i saj Jamie të merrte kontrollin e vajzës se tij  dhe pasurisë së saj pa vendimit të një gjykate  13 vjet më pare.

Ylli i hitit  “Toxic”  postoi mesazhin e saj së bashku me një video ku Spears shihej duke kërcyer me një crop top dhe pantallona të shkurtra sportive  në hollin e rezidencës së saj në periferi të Los Angeles.

Duke iu referuar dokumentarëve të publikuar në mënyre të ndryshme nga mediat , ajo u shpreh se nuk ndihet e kënaqur  kur pjesët më ‘negative dhe traumatizuese’ të jetës së saj po rishikohen në këtë mënyrë. Mesazhi i këngëtares vjen ndërsa ajo po përgatitet të paraqitet vetë në gjykatë për çështjen e kujdestarisë , muajin e ardhshëm.

Klan News