Armando Broja ka arritur të shënojë sërish. Talenti shqiptar që aktivizohet tek Vitesse në Holandë, pas huazimit nga Chelsea, ka arritur të gjejë dy herë rrjetën.

Skuadra e tij është përballur në transfertë me Den Haag, një sfidë e vlefshme për kampionatin holandez.

19-vjeçari, i cili shihet si e ardhmja e kombëtares shqiptare, i ka dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 32, por ka arritur të gjejë rrjetën dhe në minutën e 71.

Kjo është ndeshja e sulmuesit si titullar dhe nuk ka zgjënjyer trajnerin për zgjedhjen e bërë./tvklan.al