Deri më tani ka realizuar 5 gola në kampionat e kupë

Armando Broja është afrimi më i spikatur i Southapmton në këtë sezon të Premier League. Sulmuesi shqiptar i huazuar nga Chelesea i dha 1 pikë me vlerë skuadrës në barazimin 1 – 1 me Brighton, skuadër që renditet më lart. Për aksionin e tij u krahasua me legjendën holandeze Johan Cruyff nga komentatori. Gjithsesi Broja u shpreh i zhgënjyer, pasi takimi u dominua nga ekipi i tij.

“Jam i zhgënjyer. Ne i meritonim 3 pikët, pasi zotëruam takimin për 90 minuta dhe ai gol në shtesë është si një grusht në stomak. Por duhet të mbajmë kokën lart të punojmë e të shpresojmë që të marrim 3 pikët në fushën e Arsenal”.

Armando Broja pati edhe raste të tjera shënimi në sfidën e luajtur të shtunën. Prej mbërritjes te Southampton futbollisti i Kombëtares ka shënuar 5 gola, 3 në Premier League dhe 2 në Kupën e Ligës, më mirë se kushdo lojtar i moshës së tij në këtë sezon.

Forma e tij e mirë ka bërë që tifozët të revoltohen pse u largua në huazim te Southampton dhe Chelsea mori për 100 milionë Euro Romelu Lukaku, i cili ka shënuar më pak se Broja përfshi kupat e Europës.

Tv Klan