Sulmuesi i Chelsea aktivizohet pas 9 muajsh, u fut si zëvëndësues ndaj Aston Villa

Armando Brojën e mërzit humbja në “Stamford Brixh” kundër Aston Vilës, por ai nuk mund të fshehë ndjesinë e jashtëzakonshme të rikthimit në fushë.

Sulmuesi kuqezi u fut në lojë në minutën e 79, duke zëvendësuar Kaicedon. Ai tregoi një formë të mirë fizike, pesë minuta pasi Uatkins kishte shënuar golin e vetëm të takimit.

Broja me një postim në Instagram, shprehu falenderimet për mbështetjen ndaj tij.

“E kuptueshme që nuk ishte rezultati që ne të gjithë prisnim. Por çfarë ndjesie emocionuese dhe e jashtëzakonshme që të rikthehem në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Ju faleminderit djema për mbështetjen dhe shumë falënderime për çdokënd që punoi për rikthimin tim.”

Edhe trajneri i blube të Londrës, Mauricio Poçetino foli për ritkhimin e sulmuesit kuqezi.

“Ishte diçka e mirë që të shikonim Brojën sërish në fushë pas nëntë a dhjetë muajsh. Gjithahtu unë mendoj se kjo na jep mundësinë që të kemi opsione të ndryshme e këto alternativa janë të mira për ekipin. Por ai duhet që të rrisë vetëbesimin gjithashtu.”

Rikthimi i 22-vjeçarit po ndiqet me vëmendje edhe nga stafi kuqezi, me trajnerin Silvinjo që e shikon si altenrativë të rëndësishme për sulmin, me takimin kundër Çekisë të vlefshëm për kualifikueset Euro 2014, që do të luhet më 12 Tetor.

Klan News