Armando Broja është një ndër futbollistët kuqezi më të kërkuar, me merkaton e Verës që po afron.

I huazuar te Southampton, sulmuesi i Shqipërisë ka bërë një paraqitje të mirë në këtë sezon duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Golat e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Premier League dhe në Itali. Në garë për shërbimet e 20-vjeçarit ka hyrë edhe Interi.

Në fazën parasezonale do të përcaktohet nëse Chelsea që e ka në pronësi, do ta mbajë apo do të vendosë që ta shesë Brojën.

Southampton dëshiron që ta mbajë të paktën edhe për një sezon, por e di se do ta ketë të vështirë.

Sulmuesin në Premier League e kërkon edhe Uest Ham e New Castle.

Por një garë e fortë ka nisur edhe në Serinë A. Përveç Milanit dhe Napolit, edhe zikaltrit po punojnë që ta veshin atë kuqezi. Kartoni i Brojës vlerësohet rreth 25 milionë Stërlina.

Klan News