Broja me kontratë të re


Broja me kontratë të re

11:20 18/07/2021

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka pranuar që të firmosë edhe për 5 vite të tjera me “Blutë”

Armando Broja ka pranuar ofertën e Chelsea për të firmosur një kontratë të re, ku ai do të mbajë veshur fanellën e “Bluve” të Londrës edhe për pesë vite të tjera. Klubi londienz pritet që të lajmërojë zyrtarisht firmën në kontratën e re në ditët e ardhshme raporton “The Athletic”.

Futbollisti 19-vjeçar pëlqehet së tepërmi nga trajneri Tomas Tuchel, i cili ka në plan që ta përfshijë atë në ekipin e parë në sezonin e ardhshëm. Kjo është një mundësi shumë e mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Shqiptari ishte autori i një prej golave në miqësoren e parë verore të Chelsea kundër Peterborout që u fitua me rezultatin 6-1. Broja u aktivizua në sezonin e shkuar tek ekipi holandez i Viteses, ku realizoi 10 gola në 30 paraqitje. Ai ka zhvilluar 6 takime me kombëtaren kuqezi.

Te Chelsea priten largime në repartin ofensiv, e kjo rrit shumë shanset që trajneri Tuchel t’i besojë 19-vjeçarit shqiptar vendin e titullarit.

Klan News






Të ngjashme