Gazetari Pellegatti e shikon si një përforcim me vlerë

Sapo është mbyllyr merakto dhe Armando Broja përmendet sërish për një lëvizje drejt një tjetër ekipi me emër. Milan shikohet si destinacioni i mundshëm i sulmuesit shqiptar për sezonin e ardhshëm sipas gazetarit italian Carlo Pellegatti.

“Unë jam i bindur që blerja e madhe e meraktos së verës do të jetë një qendërsulmues. Unë e kam edhe emrin, ai luan te Chelsea dhe është 21 vjeç. Sot vlen nga 25 deri në 40 milionë Euro dhe quhet Armando Broja. Bëhet fjalë për një lojtar ekspert pavarësisht moshës që ka”, tha gazetari.

Një lëvizje e tillë mund të ndodhë pasi të mësohet e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic sipas gazetarit që njihet si shumë pranë me klubin milanez. Ky lajm ka gjetur vend edhe te numri i së enjtes së “Corriere dello Sport”.

Në artikull përmendet fakti se Broja është i fortë fizikisht dhe që mbulon më së miri zonën kundërshtare. Por gazeta e njohur sportive italiane ka gabuar te foto e Armando Brojës, duke e ngatërruar me një tjetër lojtar të Chelsea.

Tv Klan