Armando Broja nuk bindi në ndeshjen e parë si titullar pas shumë kohësh me Everton.

Gjatë 64 minutave në fushë, nuk krijoi rrezik dhe kjo sipas Toffeeweb.com pritet të mos vijojë me këtë skuadër pas këtij sezoni.

Broja, i cili ka vuajtur shumë nga dëmtimet edhe këtë sezon, është në huazim me të drejtë blerje tek Everton, por duket se do të kthehet te Chelsea.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë Paund. Pak kohë më parë trajneri David Moyes tha se sulmuesi shqiptar ka cilësi, por duhet t’i japin mundësinë ta tregojë.

Armando Broja është aktivizuar në total 290 minuta me ekipin e parë të Everton ku ende nuk ka shënuar.

Ai u transferua tek skuadra nga Liverpuli gjatë merkatos së verës.

Tv Klan