Sulmuesi: E kisha ëndërruar këtë moment që fëmijë

Armando Broja realizoi golin e parë në Premier League. Një gol me shumë peshë pasi i dha fitoren 1-0 Southampton ndaj Leeds. Broja bëhet kështu i pari shqiptar i cili realizon në kampionatin anglez dhe më i riu titullar me këtë skuadër 20 vjeç e 36 ditë. Sipas trajnerit Ralph Hasenhuttl golat me Shqipërinë i bënë mirë sulmuesit të ri. Armando Broja tha pas ndeshjes se merita ishte edhe e shokëve të ekipit.

“Nuk mund t’i falenderoj mjaftueshëm djemtë. E kisha ëndërruar këtë moment qëkur isha fëmijë. Ta nisja nga minuta e parë të shënoja. Ishte një ditë për tu mbajtur mend. Pasimi i Nathan Redmond ishte perfekt dhe vetëm duhet ta shtyja në portë”.

Armando Broja më herët shënoi 2 gola për Southampton në Kupën e Ligës në fitoren 8 – 0 ndaj Neëport County.

Tv Klan