Goli i dytë për shqiptarin me Southampton

Armando Broja ishte sërish protagonist te Sauthampton. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e dytë në barazimim 2 – 2 me Bërnlin në javën e nëntë të Premier Ligës dhe për të festuar zgjodhi të bëjë shqiponjën me duar.

Ky ishte një tjetër gol i Brojës pas atij të realizuar në fitoren me Lidsin javën e shkuar.

Armando Broja po kthehet në një lojtar kyç për Sauthamptonin ku u huazua nga Çelsi këtë sezon.

Tv Klan