Armando Broja luajti si titullar tek Everton, në sfidën ndaj Nottingham. Sulmuesi i Shqipërisë, e nisi ndeshjen nga fillimi, ndërsa luajti për 64 minuta.

Evertoni në krahun tjetër bëri surprizën e madhe, duke triumfuar minimalisht, ndaj një prej skuadrave pretendente për një vend në Champions. Vendosi një gol i shënuar nga Doucoure në minutën e 94-t.

Në sfidat e tjera, Aston Villa fitoi 3-0 ndaj Southampton, ndërsa Brighton dhe Leicester barazuan 2-2 mes tyre.

Më herët, Manchester City fitoi 5-2 ndaj Crystal Palace në shtëpi. /tvklan.al