Everton u mposht 2-0 në shtëpi nga Manchester City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Titullar në këtë përballje luajti edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. 23-vjeçari e nisi nga minuta e parë ndeshjen me Everton dhe luajti për 64 minuta.
Dy golat e fitores, City i shënoi me O’Reilly në minutën e 84-t dhe Kovacic në minutën e 92-të. “Qytetarët” mbajnë vendin e katërt në renditje me 58 pikë të grumbulluara, ndërsa Everton renditet në vendin e 13-të me 38 pikë.
Në sfidat e tjera në Premier League, Brentford fitoi 4-2 ndaj Brighton, ndërsa Crystal Palace-Bournemouth dhe West Ham-Southampton u mbyllën në barazim.
/tvklan.al