Krenar Shoraj mori një tjetër medalje për Shqipërinë në kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjeorgji. 27-vjeçari fitoi bronzin në stilin e shtytjes në peshën 89 kilogramë. Shoraj kaloi me sukses vetëm provën e parë, por kaq mjaftoi për të arritur hyrë në zonën e medaljeve.

195 kilogramë të ngritura në shtytje. Krenar Shoraj u rendit i teti në shtytje dhe i gjashti në dygarësh. Kjo është medalja e pestë për Shqipërinë në Europianin e peshëngritjes, pas atyre të marra nga Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj.

Sportisti i fundit që do të zbresë në pedanë është Endri Karina në peshën 102 kilogramë.

Tv Klan