Nets dhe Philadelphia sigurojnë raundin play-off në lindje

Dy ekipet kryesuese nga Konferenca e Lindjes sigurojnë pjesëmarrjen në play-off të NBA. Brooklyn Nets dhe Philadelphia do të diskutojnë titullin këtë sezon pas fitoreve përkatëse.

Nets përforcuan pozitat në krye, pasi mposhtën Indiana Pacers 113-130, duke regjistruar kështu suksesin e katërt radhazi dhe të 43-tin në 63 ndeshje. Të udhëhequr nga Kevin Durant në formë spektakolare, me 42 pikë dhe 10 asiste, miqtë nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Një nga sfidat më interesante ishte edhe ajo mes Houston Rockets dhe Milwaukee Bucks, që u fitua nga vendasit 145-136. 20-vjeçari Kevin Porter bëri një paraqitje mbresëlënëse me 50 pikë, 5 rebound dhe 11 asiste. Të pafat Bucks-at, teksa Giannis Antetekounmpo u dëmtua pas 46 sekondash nga starti. Në përpjekje për të realizuar një kosh nga lart, ai ndrydhi këmbën. Edhe pse i gjuajti dy “gjuajtjet e lira”, ai nuk mundi të vazhdojë lojën.

Vijon të bëjë mirë edhe Dallas Mavericks, që triumfoi me rezultatin 105-115 në transfertën ndaj Detroit Pistons dhe tani e sheh veten gjithmonë e më të sigurt në zonën Play Off të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Më i miri ishte Tim Hardway, që e mbylli ndeshjen me 42 pikë.

Në sfidat e tjera, Denver Nuggets triumfoi me rezultatin 121-111 ndaj kanadezëve të Toronto Raptors, Minnesota mposhti 126-114 Golden State, ndërsa Oklahoma City Thunder ra në shtëpi me rezultatin 95-109 ndaj New Orleans Pelicans.

Klan News