“Brothers” në burg…



“Brothers” në burg…

09:28 25/12/2020

Një operacion policor i koduar “Brothers”, vuri në pranga 3 persona në Tiranë, për dhënien e ndihmës së shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në pranga përfunduan vëllezërit F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këta persona, thotë policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar./tvklan.al






Të ngjashme