Vërtetësinë e fotografisë së publikuar dje para mediave nga deputetja Flora Brovina e ka vënë në pikëpyetje edhe vetë ajo duke thënë se nuk e ka verifikuar.

Brovina ka kërkuar falje në një konferencë për media pasi  u mor rreth tre orë në pyetje nga Prokuroria Speciale.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriu

t”, tha ajo.

Brovina thotë se foton, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, e ka marrë nga një anëtarë i KMDLNJ-së por nuk ka përmendur emra konkretë.

Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.

Fotografia e publikuar dje dyshohet të jetë falsifikuar dhe një e ngjashme është gjetur në  faqe të huaja të internetit me përmbajtje pornografike.

Tv Klan