Pamje autentike të Whitney Houston të përdorura në dokumentarin, që BBC i kushtoi këngëtares pas vdekjes, i kanë hapur telashe rrjetit britanik.

Ish-bashkëshorti i këngëtares Bobby Brown ka paditur  BBC-në për materialet, që sipas tij, janë përdorur pa leje në dokumentarin e vitit 2017 me titull “Whitney: Can I Be Me. ”

Brown pretendon se nuk e ka dhënë kurrë pëlqimin për transmetimin e këtij materiali. Sipas tij, pamjet datojnë rreth 15 vjet para divorcit që çifti pati në vitin 2007.  “

Çdo njeri ka të drejtën të dijë nëse imazhi, personaliteti, zëri apo emri e tij komercializohet nga të tjerët”,

thuhet në padinë e ish-bashkëshortit të këngëtares.

Brown kërkon deri në 2 milionë euro dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të imazhit. Dokumentari pati premierën në 2017, 5 vjet pas vdekjes së Houston. Kulmin e karrierës ajo e pati në mesin e viteve ’80 me dy sukseset “I Wanna Dance With Somebody” dhe “I Will Always Love You “.

Tv Klan