Kompanisë Deepcake, zëdhënësi i aktorit: Nuk ka asnjë marrëveshje

Pas raportimeve në media  se aktori , Bruce Willis ia kishte shitur fytyrën një kompanie të quajtur Deepcake, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, agjenti i yllit hollividian ka mohuar zërat.Një zëdhënës i aktorit bëri me dije për BBC, se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.

Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste, shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën.

 “Dy herë fituesi i Emmy-t Bruce Willis mund të shfaqet ende në filma pasi ka shitur të drejtat e tij të imazhit për Deepcake”, thuhej në raportim.“Bruce Willis është bërë ylli i parë i Hollivudit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një “binjaku digjital” të tij për t’u përdorur në ekran” bëhet me dije më tej në raport.

Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar.

Klan News