Varhelyi: Serbia duhet të jetë në Samitin e Tiranës

Në përpjekje për të bindur presidentin Vuçiç të reflektojë për vendimin që Serbia të mos marrë pjesë në Samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi tha se për herë të parë aty bisedohet në rajon për rajonin.

“Jemi përgjegjës për të përmbushur pritshmëritë dhe për të ruajtur këtë moment te mire, sepse procesi i zgjerimit është një nga tre prioritetet kryesore të liderëve të BE-së. Pikërisht kjo është arsyeja që ne zhvillojme këtë samit në Tiranë. Është e nevojshme që Serbia dhe liderët e saj të ulen në atë tryezë”, tha Oliver Varhelyi, komisioneri për zgjerimin e BE-së.

Varhelyi shpreson se në Tiranë do të nënshkruhet një marrëveshje për roaming, e cila do të sjellë Ballkanin Perëndimor në zonën roaming të BE-së, që do të thotë që vitin e ardhshëm kur njerëzit të shkojnë me pushime, të gjithë mund të përfitojnë prej saj. Sipas tij paketa e ndihmës energjetike për rajonin 2.5 miliardë euro.

Presidenti Vuçiç e ka njoftuar komisionerin për të gjitha krizat që sipas tij janë shkaktuar nga Kosova që nga fillimi i vitit me mohimin e referendumit për serbët dhe mos krijimin e bashkesise se komunave serbe ne veri.

“Komisioneri më informoi se është shumë e rëndësishme që Serbia të përfaqësohet në Tiranë. Personalisht, nuk jam i sigurt nëse kjo ka kuptim. Unë e respektoj mendimin e tij. Madje edhe qëndrimi i  kryeministres Ana Brnabiq është që ne duhet të jemi të pranishëm në Tiranë ndaj do të marrim nje vendim në ditët në vijim”, tha Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb tha se me Komisionerin Evropian ka folur edhe për projekte siç është hekurudha e shpejtë Beograd-Nish, për të cilën BE-ja ka dhënë mbështetje të madhe financiare në formë grantesh.

Klan News