Përbërësit:

300 gr miell

100 gr verë e bardhë

30 gr vaj ekstra i virgjër

Kripë e piper sipas dëshirës

Për mbushjen:

300 gr lulelakër

250 gr merluc

80 gr ullinj

1 qepë

1 tufë majdanoz

1 vezë

Kripë

Piper

https://youtu.be/0yayXjF48GQ?t=6m11s

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere vendosim lulelakrën të ziejë. Në një tjetër tenxhere vendosim të skuqet merluci i prerë në kubikë, mbi të shtojmë qepën, disa kokrra ullinj dhe vazhdojmë i skuqim. Në të njëjtën tenxhere shtojmë edhe lulelakrën e zier, majdanozin dhe lëkurë limoni.

Në një tas hedhim miellin dhe shtojmë në të verë, vaj ulliri, kripë e piper dhe e bëjmë brumë. Më pas brumin e hapim dhe e vendosim në forma, të cilët i mbushim me përbërjen me merluc dhe lule lakër, i mbulojmë me një tjetër petë dhe i vendosim në furrë që të piqen. Në një tjetër tigan hedhim panën e kuzhinës dhe pasi ngrohet shtojmë në të djathin kaçkavall dhe i përziejmë derisa të shrihen dhe të bëhen krem. Në një pjatë guri vendosim fillimisht kremin e djathit dhe mbi të vendosim petën e mbushur.

/tvklan.al