Brunilda Alimerkaj prej 10 vitesh jeton çdo ditë me sëmundjen e kancerit. Ajo e zbuloi fare rastësisht masën tumorale në gji.

Pas operacionit të parë në gjoks, mendoi se gjithçka do të shkonte mirë, por metastazat e sëmundjes filluan sërish duke rikthyer kështu betejën më të gjatë në jetën e saj.

Jeta e 40 vjeçares Alimerkaj është tashmë e ndarë mes Shqipërisë, udhëtimeve me avion drejt shtetit italian dhe dhomave të spitalit ku merr seancat me kimio. Pas shumë peripecive të kaluara ajo rrëfen se mbështetja që ka marrë nga mjektë e huaj ka qenë një ilac më vete.

Po ashtu familjarët dhe vajzat të cilët nuk e kanë lënë vetëm për asnjë cast në këtë rrugëtim.

Janë vullneti dhe natyra e saj luftarake motivi për të vazhduar në luftën e gjatë me sëmundjen që jeton dhe rizgjohet shpesh duke kthyer edhe dhimbjet, por megjithatë ajo është e bindur që kanceri nuk do të jetë kurrë arsyeja e humbjes së jetës.

Një dekadë që e jeton kanë sjellë edhe një rutinë tjetër në jetën e Brunës e cila nis cdo mëngjes me ilaçet, kafenë me të ëmën, përgatitjen e vajzave për në shkollë dhe vrapin për të mbërritur në punë në orar. Më pas pasditja i dedikohet shoqërisë dhe ecjeve të gjata në qytetin e Ballshit.

Kanceri i gjirit është sëmundja me e përhapur tek femrat, prandaj për të gjitha ato gra që kanë të njëjtin fat me të, Brunilda ka një mesazh.

Për arsye të bashkëjetesës kaq të gjatë, historia e saj është kthyer edhe në frymëzim për shumë femra të tjera. Edhe këtë javë ajo ka qenë e ftuar në Elbasan për të rrëfyer peripecitë e kaluara me sëmundjen dhe për të ofruar sado pak ndërgjegjësim.

Burimi: Klan Plus