“Rokeri dhe fotografi kanadez Bryan Adams do të xhirojë kalendarin Pirelli 2022”, bëri me dije prodhuesi italian i gomave. Vetë këngëtari është treguar i entuziazmuar për këtë iniciativë duke u shprehur se është krenar që është zgjedhur fotograf i kalendarit Pirelli 2022. Ai tha se të kombinosh muzikën dhe fotografinë është emocionuese. 61-vjeçari do të fillojë punën pas pak javësh, por detaje të mëtejshme do të bëhen me dije ditët në vijim.

Bryan Adams është i njohur për këngët “Summer of ’69”, “Heaven” dhe baladën “Everything I Do, I Do It for You”, kolona zanore e filmit të vitit 1991 “Robin Hood”. Në punën e tij si fotograf ai ka fiksuar personazhe të famshmën si Mads Mikkelsen, Mick Jagger, Naomi Campbell si dhe Mbretëreshën Elizabeth ndërsa ka publikuar edhe disa libra me punët e tij.

Botimi i parë i kalendarit Pirreli u realizua në vitin 1960. Vitet e fundit prodhuesit janë larguar nga paraqitja e imazheve të modeleve duke kaluar në tema më artistike duke shfaqur personazhe të famshëm të ndryshëm.

Klan News