“Pagat në privat u ulen gjatë pandemisë, presim rritje më të lartë këtë vit”

Konsumi i biznesit po rritet me ritme të shpejta gjatë pjesës së parë të këtij viti, ndërsa qytetarët ndihen ende të frikësuar dhe niveli i blerjeve është më poshtë se përpara periudhës së pandemisë.

Në raportin e politikës monetare Banka e Shqipërisë ka konstatuar përmes treguesve të tërthortë se konsumi privat ka prirje pozitive e mbështetur nga rritja e importit të mallrave dhe autoveturave, ndërsa familjet kanë të njëjtin nivel konsumi me atë të fundit të vitit të shkuar.

“Vlerësimet e konsumatorëve për situatën financiare, pas një rikuperimi të lehtë në gjysmën e dytë të vitit 2020, kanë mbetur në nivele pothuaj të pandryshuara, ndërkohë që prirja për të kursyer është rritur.”

Pandemia preku më shumë ekonomitë e personave me paga të ulta. Banka e Shqipërisë konstaton se pagat në sektorin publik u rritën, ndërsa ato të privatëve u ulën me 0.2% nëse do të llogaritej edhe me normën e inflacionit.

“Ekonomia gjeneroi 3.3% më pak prodhim dhe të ardhura, dhe 3.4% më pak punësim, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Këto kushte u pasqyruan në rritjen e dobët të pagave dhe të kostove të tjera të prodhimit.”

Banka qendrore pret një përmirësim të ekonomisë këtë vit më te shpejte se vlerësimet fillim vitit- në nivelin 5.3%, e nxitur edhe nga rikuperimet e tregut të punës.

Tv Klan