Investimet e huaja direkte në vend shënuan një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti  krahasuar me një vit me parë. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte në janar- mars 2016 ishin 152 milionë euro, nga  261 milionë euro që ishin në janar-mars të vitit 2015.

Rënia vjetore e shënuar në periudhat tremujore të mara në krahasim është  109 milionë euro, ose  42%. Po ashtu  investimet e huaja direkte në fillim të këtij vitit kanë performuar negativisht edhe krahasuar me fundin e vitit të kaluar, duke rënë me 17 milionë euro.

Banka e Shqipërisë analizon se, sektori ku janë përqendruar prurjet në formën e investimeve direkte janë më shumë në sektorin hidrokarbure, me pas vjen sektori energjetikes, ndërtimi dhe sektori i telekomunikacionit. Rënia me e madhe e fluksit të investimeve në fillim të këtij viti sipas Bankës Qendrore vërehet në sektorin e hidrokarbureve.

Tv Klan