Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun.
Njoftimin e dha vetë Guvernatori i Banës së Shqipërisë, Gent Sejko, teksa foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin Mars 2025.
Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.
Balanca e rreziqeve rreth parashikimeve për ekonominë paraqitet neutrale, tha Sejko por ternsioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e tarifave tregtare, mund të sjellë një goditje oferte me pasoja negative në rritjen ekonomike dhe inflacionin.
Klan News