Raporti për perceptimin e qytetarëve dhe bizneseve
Konsumatorët dhe bizneset janë më optimistë për situatën ekonomike në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë në muajin Mars qytetarët dhe bizneset e kanë çuar besimin në ekonomi në nivelin e 113 pikëve nga 106.7 që ishte në muajin shkurt. Ky është dhe niveli më i lartë historik i besimit i regjistruar në ekonomi.
Banka e Shqipërisë vlerëson se konsumatorët kanë një perceptim më pozitiv për situatën e përgjithshme ekonomike, financiare si dhe për blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen.
Besimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë, por më së shumti në atë të shërbimeve dhe industrisë. Bizneset kanë pritshmëri në rritje për ecurinë e aktivitetit të tyre, prodhimin dhe punësimin në të ardhmen.
Treguesi i ndjesisë ekonomikë matet nga Banka e Shqipërisë prej vitit 2016, nivelet më të ulëta të besimit janë ndjerë në vitin 2020, pas mbylljes nga pandemia.
Tv Klan