“Rritja e pagave, stabilizimi i kursit dhe situata politike përmirësojnë ekonominë”

Në kohën që qeveria ka përgatitur buxhetin e vitit të ardhshëm, Banka Qëndrore bën thirrje për një administrim të mirë të tij, si në kahun e shpenzimeve edhe në atë të mbledhjes së të ardhurave.

Guvernatori Gent Sejko tha se në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë rritja ekonomike për pjesën e mbetur të vitit do të jetë në të njëjtat nivele me dy tremujorët e parë, afër vlerës 2.3%. Në këtë kontekst kreu i Bankës Qëndrore sqaroi se rritja e pagave, stabilizimi i kursit të këmbimit dhe i tensioneve politike do të ishin në të mirë të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Nëse zhvillimet ekonomike do të mbeten në këto nivele, Këshilli Mbikqyrës do të ulë sërish normën bazë të interesit të Lekut. I pyetur për projektligjin që i hap rrugë tregut të monedhës virtuale në Shqipëri, Guvernatori tha se banka do të jetë dakord nëse minimizohen risqet ndaj qytetarëve.

Banka e Shqipërisë nuk ka qënë pjesë e grupit të punës të përgatitjes së ligjit për kriptomonedhat, por shpesh herë ka lajmëruar qytetarët për rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i tyre.

Tv Klan