Michael Buble me familjenKëngëtari Michale Buble ende nuk ka besim në aftësitë e tij prindërore, prandaj ai është vazhdimisht në “luftë” për të fituar statusin e babait shëmbullor.

Madje në fotot që i janë bërë çiftit teksa udhëtonin për në Vankuver, Buble dukej i “marrosur” pas djalit Noah, duke e puthur dhe përqafuar në çdo moment.

Këngëtari para pak kohësh shfaqi hapur frikën e tij, nëse do të arrij të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij, pasi ai e ka pak problem  angazhimin  dhe përgjegjshmërinë, por mesa duket ka ardhur koha që Buble të qetësohet, pasi gruaja e tij, aktorja dhe modelja argjentinase, Luisana Lopilato  ende nuk ka shfaqur ndonjë pakënaqësi.

M. Sejdini